Lidhje

Rreziku nga analizat me rrezatim për shëndetin


Një numër shkencëtarësh po alarmohen nga shtimi i përdorimit të analizave radiologjike, për diagnostikimin e pacientëve. Një raport i publikuar në Revistën Mjekësore të Nju Englandit, paralajmëron se çdo vit 4 milionë amerikanë ekspozohen ndaj rrezatimit, në një nivel që mjekët e konsiderojnë të jetë i lartë.

Mjekët përdorin një procedurë të sofistikuar fotografimi me rrezatim, për të dalluar në se pacienti është i sëmurë nga zemra megjithëse ai nuk ka ende asnjë simptomë të sëmundjes.

Kjo lloj procedure quhet Cat Scan, apo tomografi e kompjuterizuar dhe realizon fotografi të cilësisë së lartë të zemrës. Ajo është jetike për organe si zemra, që është vazhdimisht në lëvizje dhe që nuk mund ta ndalësh për të marrë një fotografi të qartë.

Skanimet e organeve kanë pasuar analizat me rreze X dhe ashtu sikurse këto procedura të mëparshme ato po transfromojnë mënyrën se si mjekët diagnostikojnë sëmunjdet. Kjo do të thotë që pacienti merr një informacion shumë të hollësishëm për gjendjen e tij shëndetësore. Aparaturat i ndihmojë mjekët të gjejnë në se pacienti e ka zemrën të sëmurë, madje, të gjejnë se çfarë sëmundje ka.

Me kalimin e viteve aparaturat e skanimit po bëhen përherë e më të sofistikuara dhe të shumëllojshme dhe po i lejojnë kirurgët të ndërhyjnë në turpin e njeriut, edhe pa qenë e nevojshme të përdorin thikën.

Mjekët tani i konsiderojnë këto aparatura jetike në zanatin e tyre. Ato përdoren në mbarë botën, veçanërisht në vendet që kanë sisteme shëndetësore të zhvilluara.

Por studjuesit në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Emory të Atlantës, janë alarmuar për masën e ekspozimit të pacientëve ndaj rrezatimeve, si rezultat i teknikave të përparuara të këtyre aparaturave.

Ata studjuan të dhënat e rreth një milion pacientëve në një periudhë tre vjeçare. 68 për qind e tyre i ishin nënshtruar procedurës së "Cat Scanit", radiografive, apo inxheksioneve radioaktive. Studjuesit mësuan se gjatë vitit 2007, në SHBA ishin kryer 83 milionë Catskan-e, të cilat mjekët i kishin kërkuar për të patur pamje më të detajuara të trurit, kraharorit, barkut dhe mesit.

Mjekët që kryen studimin thonë se akumulimi i radiacionit në organizmin e njeriut me kalimin e viteve përbën shqetësim. Ata këmbëngulin që pacientët duhet të marrin lejen, apo autorizimin e mjekut për procedurat me rreze dhe se duhen përcaktuar kufizime për numrin e personave që duhet të kalojnë në këto procedura. Studimi i mjekëve të Universitetit "Emory "ishte i gjerë.

Studjuesit analizuan edhe kërkesat që i kishin bërë rreth 1 milionë pacientë të moshës 18 deri 64 vjeçare sigurimeve shëndetësore, për të vlerësuar dozat e tyre të rrezatimit. Rreth 70 për qind e pacientëve kishin bërë të paktën një procedurë që i kishte ekspozuar ata ndaj një doze rrezatimi dy herë më të madhe, krahasuar me sasinë e rrezatimin që marrin njerëzit nga mjedisi. Rreth 20 për qind e rasteve kishin ekzpozim mesatar ndaj rrezatimit, por 2 për qind, sipas studimit, kishin patur ekspozim makismal.

Sasia e madhe e rrezatimit në organizëm njihet si një nga faktorët që shkaktojnë kancer, por mjekët thonë duhet të kalojnë shumë vite nga koha e marrjes së rrezeve deri në shfaqjen e sëmundjes.

Dr. James Thrall, shef i radiologjisë në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Harvardit, mendon se studimi nuk është i plotë, për shkak të mungesës së informacionit mbi shkakun e kryerjes së këtyre procedurave. Ai shpreh shqetësim se studimi mund t'i bëjë njerëzit të hezitojnë t'u nënshtrohen procedurave që i ndihmojnë ata për shpëtimin e jetës.

"Radiografitë janë tepër të vlefshme, sepse ato u tregojnë kirurgëve se ku të ndërhyjnë me operacion..

Por Doktor Riza Fazel, njëri prej autorëve të studimit në Shkollës Mjekësore Ermory thotë se:

"Këto procedura u kushtojnë njerëzve, jo vetëm nga ana financiare, por edhe përsa i përket shëndetit të tyre, për shkak të rrezikut të rrezatimit."

Megjithë përfshirjen e rreth 1 milionë njerëzve në studim, ekipi i studjuesve paralajmëroi që përfundimet e arritura nuk qëndrojnë për të gjithë popullsinë, sepse njerëzit e varfër, që nuk kanë sigurim shëndetësor, i kanë shumë më pak mundësitë për t'iu nënshtruar procedurave me rrezatim//lk


XS
SM
MD
LG