Lidhje

Gjen. francez Bentegeat: Nuk është koha për pakësimin e trupave evropiane në Bosnje


Një gjeneral i forcave të Bashkimit Evropian thotë se nuk është koha për të pakësuar numrin e trupave të Misionit Evropian në Bosnje, duke e cilësuar gjendjen politike në Bosnje si shumë të tensionuar.

Gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes dje në Suedi, gjenerali francez Henri Bentegeat tha se gjendja e sigurisë në Bosnje është e qëndrueshme, por shtoi se serbët, kroatët dhe myslimanët nuk pranojnë të bashkëpunojnë me njeri-tjetrin.

Misioni i Bashkimit Evropian në Bosnje filloi 5 vjet më parë me 7 mijë trupa. Sot numri i kësaj force ka arritur në 2 mijë dhe sipas një diplomati evropian, parashikohet që të arrijë në 200 ose 300 trupa, puna e të cilëve do të ishte stërvitja e forcave bosnjake të sigurisë./a/

XS
SM
MD
LG