Lidhje

Reagimet e Prishtinës ndaj enciklopedisë maqedonase


Në Kosovë, udhëheqësit më të lartë të vendit e dënuan aktin e djegies së flamurit të Maqedonisë nga një grup tifozësh të futbollit në Prishtinë në shenjë proteste ndaj botimit të enciklopedisë maqedonase ku flitet me tone negative për shqiptarët. Udhëheqësit e Kosovës thanë se ky veprim që nxiti reagimin e diplomacisë maqedonase, është i paarsyeshëm por nuk do të dëmtojë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

XS
SM
MD
LG