Lidhje

Grupi 5+1 në bisedime me Iranin mbi programin bërthamor


Diplomatë amerikanë dhe iranianë zhvilluan një takim të pazakontë dypalësh në Gjenevë, ku është mbledhur grupi 5+1 për bisedime mbi programin bërthamor të Iranit.

Një zëdhënës amerikan thotë se Nënsekretari i Shtetit Uilliam Bërns u takua sot me krye-negociatorin iranian Said Xhalili.

Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk kanë marrëdhënie diplomatike, dhe deri tani nuk janë bërë publike hollësi të takimit.

Zyrtarët iranianë kanë zhvilluar bisedime me diplomatë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania.

Vendet perëndimore besojnë se Irani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore, dhe shpresojnë se diskutimet do të çojnë në ndalimin e kësaj veprimtarie. Irani këmbëngul se programi i tij ka vetëm synime paqësore. //ad//


XS
SM
MD
LG