Lidhje

Kina feston me parada dhe fishekzjarre 60 vjetorin


Kina festoi sot shdërrimin e vendit në fuqi botërore dhe 60 vjetorin e sundimit të Partisë Komuniste, me një paradë ushtarake madhështore dhe me një shfaqje spektakolare.

Festimet në Sheshin Tienanmen të Pekinit filluan me të shtënat e topave dhe me marshimin e ushtarëve në formacione të rregullta.

Në qiell fluturonin avionët luftarakë dhe ushtria kineze ekspozoi qindra tanke dhe armatime të teknologjisë së lartë, përfshi edhe raketa balistike ndërkontinentale.

Presidenti kinez Hu Gjintao e ndoqi paradën nga limuzina e tij e hapur. Më vonë ai mbajti një fjalim, në Sheshin Tienanmen, pikërisht në vendin ku foli Mao Ce Duni 60 vjet më parë, duke përmendur arritjet e Kinës.

Zoti Hu e mbylli përshëndetjen me fajalët: “Rroftë Republika e madhe Popullore e Kinës, Partia Komuniste dhe populli i lavdishëm kinez.”

Në mbrëmje, u zhvillua një gala madhështore në Sheshin Tienanmen, ku pati fishekzjarre në formën e 60 qirinjve dhe mijëra artistë kërcyen nën ritmin e këngëve nga grupet e ndryshme etnike. //ii

XS
SM
MD
LG