Lidhje

Reportazh nga Bulqiza, minatorët kërkojnë statusin


Industria minerare e Shqipërisë po shton investimet dhe prodhimin, megjithë luhatjet e tregjeve ndërkombëtare. Në minierën e kromit në Bulqizë me 700 punëtorë, po shpohet një pus i ri rreth 20 milionë dollarë, sepse është zbuluar një rezervë afro 1,8 milionë tone mineral. Nga ana tjetër, punëtorët kërkojnë miratimin e statusit te minatorit, dhe uljen e moshës së pensionit për këtë profesion të vështirë, ndërkohë që qyteti i vogël pranë minierës ka një jetë akoma më të vështirë, me një papunësi prej 40 për qind.


XS
SM
MD
LG