Lidhje

Shqipëri: Partia Socialiste ashpërson qëndrimin politik


Në Shqipëri partia socialiste po ashpërson qëndrimin e saj politik dhe vendosi të filloje protestat për të kërkuar plotësimin e kërkesave të saj për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Sipas zotit Rama, opozita detyrohet të ndërmarrë këtë hap, pasi, sipas tij, nga pushteti nuk ka asnjë vullnet për të lejuar hetimin.

Oferta e vetme e paraqitur deri tani nga shumica është gatishmëria për të pranuar të gjitha propozimet e opozitës për ndryshime të mëtejshme ne kodin elektoral dhe kërkesa e saj për të hetuar mbi zgjedhjet konsiderohet si e papranueshme. //ii

XS
SM
MD
LG