Lidhje

Thaçi përshëndet përpjekjet për një bashkërendues për veriun e Kosovës


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i vlerësoi si zhvillime pozitive paralajmërimet për mundësinë e emërimit të një bashkërenduesi të veprimeve ndërkombëtare në veriun e Kosovës.

Sipas tij prania gjithnjë e më e madhe ndërkombëtare në veri te vendit është në dobi të përpjekjeve për integrimin e asaj pjese të Kosovës të banuar me shumicë serbe. Komentet e tij pasuan paralajmërimin për emërimin e ambasadorit italian në Kosovë, Michelle Giffon, në rolin e lehtësuesit dhe bashkërenduesit në kërkimin e zgjidhjes së çështjes së veriut. Kryeministri Thaçi tha se kjo është shenjë e shtimit të përkujdesjes së pranisë ndërkombëtare për veriun e vendit, skenë e kundërshtimeve të ashpra ndaj pavarësisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG