Të paktën 17 veta kanë vdekur në Itali pasi shirat gjatë natës shkaktuan rrëshqitje të dheut në ishullin e Siçilisë.
Ekipet e shpëtimit kërkuan sot për viktima në baltën që përfshiu fshatra të tërë dhe lagje periferike afër qytetit të Mesinës.
Anijet u përdorën për të transportuar dhjetra njerëz nëpër spitale, pasi transporti automobilistik nuk funksionon.
Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonë.