Lidhje

Presidenti Obama lobon për Çikagon në Kopenhagë


Presidenti Barak Obama i tha Komitetit Ndërkombëtar Olimpik se Çikago, që ai e quajti “qyteti im i adoptuar”, është gati dhe mezi pret që atje të zhvillohen Lojërat Olimpike të vitit 2016. Zoti Obama i bëri këto komente vetëm disa orë pasi mbërriti në kryeqytetin danez, Kopenhagë, ku sot është mbledhur Komiteti Olimpik për të zgjedhur qytetin ku do të mbahen lojërat.

Presidenti Obama shprehu dashurinë dhe lidhjen e tij të veçantë për qytetin mesperëndimor amerikan, ku ai u shkoi për të jetuar 25 vjet më parë dhe ku punoi fillimisht si organizator i komunitetit. Ai tha se Çikago është një qytet me shumëllojshmëri etnike, dhe e quajti atë një qytet’ “ku uniteti ynë shprehet me të gjitha ngjyrat e veta”. Zoti Obama është presidenti i parë amerikan që lobon vetë për Olimpiket.

Zonja e parë Michelle Obama, nag ana e saj, i tha Komitetit se zgjedhja e qytetit të saj të lindjes për Lojërat Olimpike “gjallëronte lagjet dhe jetën në mbarë botën”. Në garën për Lojërat Olimpike janë Tokio, Rio de Zhaneiro, dhe Madridi.//lk

XS
SM
MD
LG