Lidhje

Kujdesi shëndetësor në Britani


Teksa në Shtetet e Bashkuara vazhdom debati për reformën e kujdesit shëndetësor, Zëri i Amerikës u ka hedhur një vështrim sistemeve të kujdesit shëndetësor në vende të tjera të botës. Shërbimi Kombëtar i Kujdesit Shëndetësor në Britani u krijua në vitin 1948, menjëherë mbas Luftës së Dytë Botërore, dhe garanton kujdes shëndetësor për gjithë popullsinë 60 milionëshe të vendit. Jennifer Glasse njofton nga Londra mbi avantazhet dhe disavantazhet e rrjetit të kujdesit shëndetësor në Britani.

Nëse sëmuresh në Britani, shkon tek mjeku apo në spital , merr mjekimin e duhur, dhe në shumicën e rasteve nuk ke asnjë faturë për këtë shërbim.

“Ne sigurojmë kujdesin shëndetësor për të moshuarit, gratë shtatzëna, për të sapolindurit dhe për fëmijët. Dhe ne sigurojmë kujdesin afatgjatë për atë grup pacientësh që kanë sëmundje kronike”.

Fiona Wise administron tre spitaleve rajonale në Londër, ku në çdo njërin prej tyre vizitohen 1 milion pacientë në vit. Qeveria ka vendosur objektiva për kujdesin shëndetësor: siç është për shembull afati maksimal i pritjes mes diagnostikimit dhe operacionit, i cili është 18 javë. Zonja Wise thotë se pacientët janë përherë e më shumë kërkues.

“Pra nëse në spital ka nivele të larta infeksioni, ose nuk arrin planifikimin e 18 javëve ose ka diçka që nuk shkon dhe njerëzit e kuptojnë, atëherë më pak njerëz do të vijnë tek ju”.

Kostoja e shërbimit është fikse dhe të gjithë në Britani kanë mbulim shëndetësor.

Michael Summers, punon për Shoqatën e Pacientëve, një grup jofitimprurës i cili ndihmon pacientët që të kuptojnë Shërbimin Kombëtar të Shëndetit.

“Është relativisht shërbim i lirë për atë çka iu ofrohet, dhe ka 60 vjet që ekziston, pra është një shërbim i mirëthemeluar dhe funksionon. Nuk është i përsosur, por nuk ka asnjë vend që të ketë sistem perfekt”.

Organizata u përgjigjet pyetjeve të pacientëve, dhe u ofron këshilla se si të marrin kujdesin më të mirë të mundshëm nga sistemi kombëtar shëndetësor.

“Është sistem i pafund. Është punëdhënësi më i madh në vend. Është mjaft i gjerë, thuhet se punëson më shumë njerëz se kishte ushtria sovjetike dhe ka kosto kolosale, por natyrisht që furnizohet nga taksat dhe kontributet e vetë pacientëve”.

Pikërisht madhësia e sistemit është në thelbin e ankesave: pritjet e gjata nëpër rradha, operacionet e anulluara, shërbim mediokër infermier dhe mes tyre dhe diognoza të gabuara. Ndonëse sistemi i Britanisë nënkupton që kushdo mbulohet nga kujdesi shëndetësor, kritikët e tij thonë se pacientët që kanë nevojë për trajtime të komplikuara apo të shtrenjta janë lënë pas dore.

Dr. Karol Sikora është mjek onkolog. Ai thotë se problemi me këtë sistem është se nuk ka një standart kombëtar që të përcaktojë se cili mjekim apo trajtim është i i disponueshëm.

Degët lokale të shërbimit shëndetësor vendosin se çfarë mbulohet prej tyre.

“Secili prej tyre ka një filozofi të ndryshme rreth sëmundjeve të zemrës, kancerit apo sëmundjeve mendore. Dhe shërbimi që merr pacienti për nevojat shëndetësore, varet direkt nga zona ku jeton.”

Disa pacientë duhet të përpiqen shumë që të përfitojnë mjekimet e duhura, kur zyra e kujdesit shëndetësor vendos se procedura është shumë e shtrenjtë, edhe në rast se i zgjat jetën pacientit.

“Duhet të ketë kufij, por kufijtë tanë janë më poshtë nivelit të vendeve fqinje. Mjaft ilaçe bashkëkohore kundër kancerit gjenden 10 herë më pak këtu se në Francë”.

Një sistem kombëtar shëndetësor ka avantazh në kohë të tilla kur Britania përgatitet për një pandemi të mundshme të gripit të derrit. Liam Donaldson është këshilltari më i lartë për kujdesin shëndetësor pranë qeverisë britanike.

“Ne mund të marrim vendime shumë të centralizuara nëse është e domosdoshme. Ne mund të marrim mjekimet anti grip nga rezervat, t’i shpërndajmë tek popullata, të fillojmë një program për vaksinimin dhe të kemi një nivel të lartë të mbulimit të popullatës".

Nëse kemi mungesa në një pjesë të vendit, ne kujdesemi që një rrjet i shërbimit shëndetësor t’i sigurojë kërkesat në një tjetër pjesë të vendit”.

Ndërsa Shërbimi Kombëtar Shëndetësor Britanik po hyn në dekadën e shtatë, sfida më e madhe e tij është instalimi i kushtueshëm i teknologjisë së re dhe mjekimet e reja. Teksa askush në Britaninë e Madhe nuk mendon se ky shërbim do të hiqet, politikanët ndoshta kanë nevojë të shqyrtojnë se si Kujdesi Shëndetësor Kombëtar Britanik të mbijetojë dhe në 60 vitet e ardhshëme.

XS
SM
MD
LG