Lidhje

E ardhmja e Roman Polanskit



Regjizori Roman Polanski, ende mbahet i ndaluar nga autoritet zvicerane. Ndonëse avokati i tij ka kërkuar lirimin me kusht, duket se regjizori 76 vjeçar, do të qëndrojë në qelitë e burgut derisa të merret vendimi për ekstradimin ose jo të tij. Ndërkaq, në një tjetër informacion nga bota e Hollivudit, regjizori Ang Lee ka paraqitur filmin e tij të fundit në Hong Kong.

1.Çështja e regjizorit Roman Polanski, ka shkaktuar reagime në qarqet e artit dhe kinemasë.

I dënuar në vitin 1977 për marrëdhënie seksuale me një të mitur 13 vjeçare, Polanski, është arrestuar në Zvicër, mbas 32 vitesh, teksa po merrte pjesë në një festival filmi.

Në sencën gjyqësore që u mbajt të martën, autoritetet zviceriane thanë se një vendim për ekstradimin e regjizorit Polanski do të merret në javët në vazhdim, por ndërkaq regjizori 76 vjeçar, duhet të qëndrojë në burg. Avokati i tij kërkoi liri me kusht, por deri tani kërkesa e tij nuk u mor parasysh.

Regjizori me shtetësi franceze dhe polake, cilësohet nga autoritetet amerikane si i arratisur. Ai u largua nga Amerika, 32 vjet më parë, ditën që pritej të jepej një vendim përfundimtar për çështjen e tij. Autoritetet zvicerane thonë se për të është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar në vitin 2005.

Pyetja që kanë shtruar mbështetësit e Polanskit, është se përse çështja e tij është rihapur mbas 32 vitesh, ndërsa dihej që ai jetonte dhe punonte hapur në Europë.

Samantha Geimer, vajza me të cilën Polanski kreu marrdhënie seksuale, kur ajo ishte vetëm 13 vjeç, tani thotë se ajo histori është tejkaluar, dhe çështja duhet të mbyllet pa pasoja për regjizorin Roman Polanski.

********

Regjizori tailandez Ang Lee e ka quajtur filmin e tij të fundit “Taking Woodstock”, si një “ një udhëtim të gëzueshëm”.

Teksa paraqiste filmin e tij në Hong Kong, ai tha se gjeti një mënyrë për të ndrydhur humorin e tij mbas xhirimeve të filmit me temë të rëndë, “Lust Caution”.

Lee tha se ai do të dëshironte që të rinjtë të gjeni diçka në këtë film. “Jam rritur në Taivan, i ndikuar nga kultura amerikane, shpresoj që brezi i ri të vij të shohë filmin dhe të kuptojë se çfarë ishte e lezetshme dhe moderne në kohën tonë” thotë ai.

Por duket se filmi nuk është mirëpritur shumë nga shikuesit amerikanë. Në bazë të llogarive të shitjes së biletave për filmat e shfaqur në kinema, filmi “Taking Woodstock”, ka grumbulluar rreth 7.4 milion dollarë në Amerikë, duke e renditur këtë si ndër filmat më të dobët të regjizorit Lee.

************

Aktorja britanike Tilda Swinton ka interpretuar Emën në filmin italian “Io sono l’amore”. Në këtët film, përshkruhet jeta e një gruaje aristrokate, e cila mbasi ka përmbushur detyrimet e saj si nënë dhe si bashkëshorte, do të mbushi dhe jetën e saj personale.

Ky film ka rreth 10 vjet që është ideuar nga regjizori Luka Guadanjono. “Ai më tha vite më parë - thotë aktorja – se donte të krijonte një film melodramatik, epik, klasik, pra donim diçka që të përshtatej si me romanet ruse ashtu dhe me subjektet e Ibsenit”.

Filmi “ Io sono l’amore”, u paraqit në festivalin e Venecias.

XS
SM
MD
LG