Lidhje

Referendumi i Irlandës për Traktatin e Lisbonës


Votuesit irlandezë po hedhin sot votat për ratifikimin e Traktatit të Lisbonës.

Anketat e opinionit që u paraprinë votimeve të sotme tregojnë se këtë radhë referendumi do të marrë miratim. Traktati i ri synon të reformojë procesin e vendimarrjes në Bashkimin Evropian dhe të forcojë më tej politikën e jashtme të organizatës.

Votuesit irlandezë e hodhën poshtë traktatin vjet, në një atmosferë shqetësimesh se Irlanda do të humbiste sovranitetin për çështje si aborti dhe neutraliteti ushtarak. Mbrëmë kryeministri irlandez Brian Cowen u bëri një apel të fundit votuesve për të miratuar traktatin. Ai tha se votuesit duhet të vendosin nëse do të ecin drejt Evropës me votën pro, apo nëse duan të ndjekin një rrugë të paqartë. Kryeministri tha se Irlanda ka lulëzuar përmes integrimit në BE.

Kroacia ka rifilluar bisedimet për antarësim në Bashkimin Evropian, pasi Sllovenia hoqi veton që kishte vendosur si rezultat i mosmarrëveshjes në lidhje me kufijtë. Sot në Bruksel, BE-ja dhe Kroacia filluan bisedime lidhur me 6 aspekte që lidhen me antarësimin. Ndërkohë ata kanë përfunduar diskutimet në 5 fusha të tjera. Të gjithë vendet kandidate duhet të përmbushin standartet në 35 aspekte të politikave për t'u kualifikuar për antarësim.

XS
SM
MD
LG