Lidhje

Rio de Zhaneiro, mikpritës i Lojrave Olimpike Verore 2016



Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka përzgjedhur Rio de Zhaneiron si vend mikëpritës i Lojrave Olimpike Verore të vitit 2016, duke shënuar për herë të parë zhvillimin e këtyre lojrave në Amerikën e Jugut.

Votimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar u zhvillua sot. Komiteti dëgjoi fjalimet e udhëheqësve botërorë për qytetet që ishin finalistë, Çikago, Madrid, Rio de Zhaneiro dhe Tokio.

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva theksoi se Amerika e Jugut ka pritur të zhvillojë Lojrat Olimpike që nga viti 1896 kur nisën Lojrat moderne Olimpike. Delegacioni i tij shpërtheu në brohoritje mbas njoftimit.

Në Rio, mijëra njerëz festonin dhe brohorisnin mbasi u bë njoftimi. Të mbledhur në një festim në plazh, shumica të veshur me ngjyrat e flamurit brazilian ose me atlete braziliane, valëvisnin flamurin e tyre kombëtar. Vallëzimet dhe festimet priten të vazhdojnë deri vonë në mbrëmje.

Çikago ishte kandidati i parë i skualifikuar në votimin e sotëm. Tokio u eliminua e dyta, duke lënë si konkurentë Rio de Zhaneiron dhe Madridin.

XS
SM
MD
LG