Lidhje

Sekretarja Klinton, turne në Europë


Departamenti amerikan i Shtetit thotë se sekretarja Hillëri Klinton shkon në Londër, Dublin, Belfast dhe Moskë nga 9 deri më 15 tetor.

Departamenti i Shtetit thotë se zonja Klinton do të diskutojë një sërë çështjesh me interes reciprok, si dhe çështje transatlantike dhe botërore në Londër dhe Dublin.

Në Belfast, sekretarja Klinton do të diskutojë çështje ekonomike dhe do të theksojnë angazhimin amerikan për procesin e paqes në Irlandën e Veriut.

Në Moskë, zonja Klinton do të takohet me zyrtarë të lartë rusë, përfshirë homologun e saj, ministrin e Jashtëm Sergei Lavror, për të diskutuar marrëveshje të reja për kufizimin e armëve strategjike, përpjekjet kundër terrorizmit dhe fashat e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

XS
SM
MD
LG