Lidhje

Indonezi: Të paktën 3 mijë vetë të bllokuar në rrënoja nga tërmeti


Zyrtarët thanë se të paktën 3 mijë vetë mund të jenë të bllokuar në rrënoja nga një tërmet i fuqishëm që shkatërroi qytetin port Padang.

Kombet e Bashkuara thanë se numri i të vdekurve është të paktën 1 mijë e 100 vetë nga tërmeti me magnitudë 7 presje 6 ballë që goditi të mërkurën ishullin Sumatra të Indonezisë.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë viktimat në qytetin Padang me 900 mijë banorë ku ndërtesat e larta u shkatërruan nga tërmeti.

Në një operacion shpëtimi, ekipet u munduan të nxirrnin njerëzit e bllokuar në një hotel të madh. Zyrtarët thanë se një i mbijetuar brenda hotelit dërgoi një mesazh me telefon ku thoshte se disa njerëz në rrënoja ishin ende gjallë.

Në zonat rurale jashtë Padangut, disa fshatra janë shkatërruar tërësisht nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga tërmeti. Zyrtarët thonë se të paktën 600 veta janë të humbur për shkak të tyre. /ap.

XS
SM
MD
LG