Lidhje

Fituesi i zgjedhjeve në Greqi thotë se do të drejtojë vendin drejt rimëkëmbjes


Udhëheqësi socialist grek Xhorxh Papandreu, që duket se ka fituar zgjedhjet e djeshme u tha përkrahësve se ai mendon ta drejtojë vendin në rrugën e rimëkëmbjes, zhvillimit dhe të resë.

Zoti Papandreu, bir dhe nip ish-kryeministrash ka premtuar një paketë stimujsh prej 4.4 miliarda dollarësh për të rigjallëruar ekonominë kombëtare.

Presidenti amerikan Barak Obama e telefonoi zotin Papandreu për ta uruar për fitoren duke thënë se pret me padurim që të bashkëpunojë me udhëheqësin e ri grek. Zoti Obama dërgoi gjithashtu urimet për grekët që morën pjesë në votim.

Kryeministri konservator Kostas Karamanlis e pranoi humbjen dhe dha dorëheqjen si kreu i Partisë së tij Demokracia e Re pasi rezultatet paraprake treguan se partia socialiste PASOK-u ishte shtatë pikë përpara.

Pas numërimit të shumicës së votave, një parashikim zyrtar i vendoste socialistët në avantazh me 43 për qind të votave dhe konservatorët me 34 për qind. Rezultatet përfundimtare priten sot. //kk//


XS
SM
MD
LG