Lidhje

Kryeministri kinez zhvillon një vizitë në Korenë e Veriut


Media shtetërore kineze njoftoi se Koreja e Veriut i ka thënë kryeministrit kinez Wen Jiabao se është e gatshme për bisedime lidhur me programinesaj të armëve bërthamore.

Rrjeti shtetëror televiziv i Kinës njoftoi se kryeministri i Koresë së Veriut, Kim Youg Il i bëri këto komente sot gjatë takimit me zotin Wen in Phenian.

Televizioni kinez citon kryeministrin Kim të ketë thënë se Koreja e Veriut nuk ka hequr kurrë dorë nga synimi i saj për t’i hequr armët bërthamore nga gadishulli korean dhe se është e gatshme ta bëjë këtë përmes bisedimeve bilaterale dhe një dialogu shumëpalësh. Por Pheniani nuk ndërmorri ndonjë angazhim specifik për rifillimin e bisedimeve 6 palëshe bërthamore që u ndërprenë në muajin prill.

Telvizioni kinez pohoi sekryeminsitri Wen, ndërkaq i tha homologut të tij koreano-veriorsearritja e një çarmatimi bërthamor në Gadishullin korean nepërmjet një dialogu është në interesin e të gjitha palëve. //mm//

XS
SM
MD
LG