Lidhje

Xhons: Afganistani tani jo në rrezik për të rënë në duart e talebanëve


Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare Xhim Xhons tha se Afganistani nuk është në një rrezik të menjëhershëm për të rënë në duart e talebanëve.

Zoti Xhons i bëri komentet sot gjatë një interviste për kanalin CNN.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare theksoi se situata në Afganistan është komplekse dhe nuk mund të ketë një një zgjidhje të thjeshtë duke shtuar më shumë trupa. Zoti Jones tha se përparimi në fushat e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe qeverisjen e mirë duhet të ndodhin në mënyrë të bashkërenduar.

Lidhur me temën e zgjedhjeve të debatueshme të 20 gushtit zoti Xhons tha se është e rëndësishme për afganët të ndjejnë se përfaqësuesit e tyre janë zgjedhur në mënyrë legjitime.

Por zyrtari i lartë amerikan me misionin e Kombeve të Bashkuara në Afganistan i cili u hoq nga ky post javën e kaluar tha se ishte urdhëruar disa herë të mos ndiqte çështjen e mashtrimeve në zgjedhje.

Peter Galbraith shkruan në një artikull redaksional të gazetës Washington Post se zgjedhjet diheshin se do të ishin problematike.

XS
SM
MD
LG