Lidhje

Shpërthim vetëvrasës pranë zyrës së OKB-së në Islamabad


Policia në Pakistan thotë se një vetëvrasës hodhi veten në erë pranë zyrës së Programit Botëror për Ushqimin në kryeqytetin e atij vendi, Islamabad, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 5 punonjësve të agjencisë së OKB-së për ndihmat.

Zyrtarë të Programit Botëror për Ushqimin thanë se 4 pakistanezë dhe një irakian janë mes të vdekurve. Ata thanë se pati edhe një numër të plagosurish, mes tyre disa në gjendje të rëndë.

Ministri i brëndshëm i Pakistanit, Rehman Malik, tha se autori i sulmit, u veshur me uniformën e rojes së sigurimit, me sa duket kishte kërkuar të shkonte në banjat e zyrës dhe në hollin e godinës aktivizoi rreth 8 kilogram eksploziv.

Disa orë pas sulmit, Kombet e Bashkuara mbyllën përkohësisht të gjitha zyrat në kryeqytetin pakistanez. Programi Botëror i Ushqimit është aktiv në gjithë Pakistanin dhe kohët e fundit ka dhënë ndihma ushqimore për shumë prej 2 milion civilët e shpërngulur nga luftimet në rajonin e luginës Svat.

Megjithëse askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, shpërthimi ndodh vetëm një ditë pasi udhëheqja e re talebane në Pakistan u zotua të hakmerret për vrasjen e udhëheqësit të saj, Baitullah Mehsud në një sulm me raketë. (ze)

XS
SM
MD
LG