Lidhje

Prishtinë: Takim i Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën


Në Prishtinë është mbledhur sot Grupi drejtues ndërkombëtar për Kosovën, që përbëhet nga vendet që e kanë njohur pavarësinë e saj. Gjatë takimeve me udhëheqësit më të lartë të vendit dhe përfaqësuesit e pranisë civile ndërkombëtare, janë diskutuar zhvillimet ne vend dhe rrjedha e zbatimit të vendimit për statusin politik të Kosovës. I themeluar pak ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, grupi drejtues ka për qëllim të ndihmojë zhvillimin demokratik, të nxisë qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe ruajtjen e karakterit shumetnik të Kosovës.

XS
SM
MD
LG