Lidhje

Pres. Topi bën thirrje për bashkëpunim pozitë-opozitë


Në Shqipëri presidenti Bamir Topi përsëriti sot se bashkëpunimi mes shumicës dhe opozitës është jetik për vendin veçanërisht në kontekstin e integrimit europian. Komentet e tij presidenti Topi i bëri në përfundim të takimit me homologun e tij çek Vaslav Klaus. Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi se pa bashkëpunimin mes forcave politike nuk mund të realizohen reformat e rëndësishme. Edhe kryeministri Berisha u bëri thirrje socialistëve të hyjnë në parlament e të kontribuojnë për liberalizimin e vizave, ndërsa socialistët reaguan duke i kërkuar qeverisë të përmbushë detyrimet e saj për këtë proces.

XS
SM
MD
LG