Lidhje

Obama beson në miratimin këtë vit të ligjit për reformën e kujdesit shëndetsor


Presidenti Barak Obama thotë se ka besim që ligji për reformimin e kujdesit shëndetsor në Shtetet e Bashkuara do të miratohet këtë vit.

Presidenti Obama tha sot në Shtëpinë e Bardhë se argumentat pro dhe kundër kësaj reforme janë dëgjuar. Ai vuri në dukje se Komisioni i Senatit për Financat, i ngarkuar me hartimin e ligjit, e përfundoi punën të premten.

Zoti Obama i bëri këto komente në Shtëpinë e Bardhë përkrah mjekëve nga i gjithë vendi. Ai tha se profesionistët në fushën e mjeksisë e dinë më së miri se ç’duhet reformuar në sistemin amerikan. Presidenti Obama tha se mjekët dhe infermjerët e Amerikës janë mes atyre që i mbështesin më shumë përpjekjet për reformë.

Komisioni i Senatit për Financat pritet ta miratojë këtë javë projekt-ligjin, i cili do të shkrihet me një projekt-ligj i miratuar nga një komision tjetër i senatit për çështjet e kujdesit shëndetsor, që përfshin edhe planin e kujdesit shëndetsor të administruar nga qeveria federale.

Dhoma e Përfaqësuesve ka versionet e veta të projekt-ligjeve për reformimin e kujdesit shëndetsor. (ze)

XS
SM
MD
LG