Lidhje

Studim - Dieta mesdhetare lufton depresionin


Shkencëtarë spanjollë thonë se njerëzit që hanë një dietë mesdhetare të pasur me fruta, perime, peshk dhe vaj ulliri kanë më pak gjasa për t’u prekur nga depresioni.

Shkencëtarët në Universitetin e Navarrës kryen studimin e tyre në më shumë se 10.000 të rritur të shëndetshëm që nuk vuanin nga depresioni. Ata që hëngrën një dietë të mesdhetare kishin 30% më pak gjasa për t’u prekur nga depresioni sesa ata që hanin sasi të lartë të mishit dhe ushqimeve të qumështit dhe që pinin alkool më shumë.

Vaji ulliri, thonë hulumtuesit, është i njohur se shton serotonin në tru. Serotonin është një kimikat që zbut trishtimin.

Por studiuesit nuk rekomandojnë dietë mesdhetare për të trajtuar depresionin. Ata thonë që personat e diagnostikuar me depresion duhet të shkojnë tek mjeku psikiatër për të marrë trajimin e nevojshëm mjekësor./a/

XS
SM
MD
LG