Lidhje

Hagë: Shtyhet gjyqi ndaj  Radovan Karaxhiçit


Një gjykatës i Gjykatës për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, e shtyu me dy ditë gjyqin ndaj udhëheqësit serb të periudhës së luftës, Radovan Karaxhiç. Gjykatësi që drejtoi gjyqin, O-Gon Kwon, fajësoi arsyet administrative për shtyrjen e gjyqit. Ndaj Radovan Karaxhiçit janë ngritur 11 akuza, mes tyre edhe dy për gjenocid. Gjykatësi tha sot se edhe gjyqi i caktuar për më 21 tetor, mund të shtyhet përsëri.

Radovan Karaxhiç akuzohet për orkestrimin e mizorive të kryera nga forcat serbe gjatë luftës së Bosnjes në vitet '90. Akuzat e ngritura ndaj tij kanë të bëjnë me periudhën e rrethimit të Sarajevës dhe me masakrën e vitit 1995 të rreth 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë pranë Srebrenicës. Muajin e kaluar, gjykata mori vendimin se gjyqi ndaj Karaxhiçit duhet të fillojë më 19 tetor. Por i pandehuri deri tani ka bërë një sërë apelimesh të ngjashme të këtij vendimi, duke thënë se ka nevojë për disa muaj të tjerë të përgatisë mbrojtjen e tij.//lk

XS
SM
MD
LG