Lidhje

SHBA: 45 tonë ndihma për viktimat e tërmetit në Indonezi


Shtetet e Bashkuara thonë thotë se po dërgojnë 45 tonë ndihma për viktimat e tërmetit të mërkurën e kaluar afër ishullit Sumatra në Indonezi. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ian Kelly tha të hënën se furnizimet janë mbulesa plastike, kuti higjenike dhe gjeneratorë të energjisë. Ai tha se Departamenti i Mbrojtjes po shpenzon 7 milionë dollarë për operacionet e ndihmave në Indonezi.

Zëdhënësi Kelly tha gjithashtu se ushtria amerikane po dërgon avionë transporti me furnizime për të ndërtuar një spital fushor që mund të trajtojnë deri në 400 njerëz në ditë, në Padang, zona e goditur më rëndë. Një anije amfibe me helikopterë do të mbërrijë në Padang të enjten.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se dy anije të tjera të marinës janë nisur për në Indonezi./a/

XS
SM
MD
LG