Lidhje

Egjipt - Imami i madh kundër mbajtjes së perçes nga vajzat në shkolla


Një gazetë egjiptiane thotë se disa nga klerikët më të lartë muslimanë kanë në plan të mos lejojnë që vajzat të mbajnë perçen që i mbulon fytyrën gjatë kohës që janë në shkollën e drejtuar nga universiteti Al-Azhar, që është instituti arsimor më prestigjoz i muslimanëve Suni.

Gazeta Al-Masri Al-Youm thotë se urdhëri nga Imam sheiku i madh Said Tantaui, vlen për të gjitha shkollat që janë degë të Universitetit Al-Azhar në Kairo. Femrat në këto shkolla nuk do të lejohen të mbajnë perçe.

Sipas gazetës, imam Tantaui gjatë vizitës në një shkollë, i kërkoi një vajze që të hiqte perçen që ajo mbante. Shumica e grave në Egjipt mbajnë një perçe që i mbulon flokët.

Studiuesit muslimanë janë në mëdyshje nëse një grua duhet të mbajë perçe apo jo. Shumë e shohin si një zgjedhje personale dhe jo si një detyrim./a/

XS
SM
MD
LG