Lidhje

Papandreu bën betimin si kryeministër i Greqisë


Udhëheqësi socialist grek Jorgo Papandreu bëri betimin si kryeministër, dy ditë pasi pasi qeveria konservatore humbi në zgjedhjet e parakohshme.

Zoti Papandreu bëri betimin sot në Athinë gjatë një ceremonie të shkurtër të drejtuar nga kreu i kishës ortodokse greke, kryepeshkopi Irenimos dhe presidenti Karolos Papulias.

PASOK-u i zotit Papandreu fitoi 160 nga 300 vendet në parlament në votimet e së dielës. Kryeministri Kostas Karamanlis, i cili humbi zgjedhjet, dha dorëheqjen si kreytar i Partisë së Re Demokratike.

Dje, zoti Papandreu u ftua zyrtarisht të formonte qeverinë e re. Ai do të bëjë të njohur emrat e kabinetit të ri më vonë gjatë ditës së sotme.

Sfida më e madhe për zotin Papandreu do të jetë ringjallja e ekonomisë greke. Ai ka premtuar një paketë stimujsh prej 4,4 miliard dollarësh, e cila do të rrisë taksat e të pasurve dhe do të ndihmojë të varfërit. //bsa//

XS
SM
MD
LG