Lidhje

Tre amerikanë fitues të Çmimit Nobel për fizikën


Shkencëtarët Charles Kao, Williard Boyle dhe George Smith janë fituesit e Çmimit Nobel të Fizikës për vitin 2009, për kontributin e tyre në vendosjen e themeleve për rrjetet kompjuterike.

Të tre ata janë me shtetësi amerikane, Kao dhe Boyle kanë gjithashtu shtetësi britanike dhe kanadeze. Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, që përzgjedh fituesit për Çmimet Nobel, i bëri sot të njohur fituesit për fizikën.

Charles Kao u nderua për zbulimin e tij në fushën e fibrave optike, ndërsa Williard Boyle dhe George Smith u nderuan për zbulimin e qarqeve gjysëmpërcjellës për marrjen e figures.

Akademia theksoi faktin që fituesit e këtiu viti në fizikë kanë zbuluar shumë objekte praktike për jetën e përditshme dhe kanë siguruar instumente të reja për eksplorimin shkencor. Tre fituesit e Nobelit për fizikën do të ndajnë bashkarisht çmimin me vlerën e 1,4 milionë dollarëve.//lk


XS
SM
MD
LG