Lidhje

Berluskonit i hiqet imuniteti


Gjykata Kushtetuese e Italisë hodhi poshtë ligjin që mbron kryeministrin Silvio Berluskoni nga ndjekja penale gjatë mandatit të tij.

Komisioni prej 15 anëtarësh vendosi sot se ligji që i siguron presidentit, kryeministrit dhe kryetarëve të dy dhomave të parlamentit imunitet nga ndjekja penale gjatë mandatit të tyre, ishte jokushtetues.

Masa e imunitetit hyri në fuqi vitin e kaluar pasi zoti Berluskoni, një miliarder dhe pronar i medias, erdhi në fuqi për të tretën herë si kryeministër.

Vendimi i gjykatës për ta shfuqizuar këtë ligj i hap rrugën vazhdimit të dy gjyqeve për korrupsion kundër tij. Në njërën nga çështjet, ai akuzohet se ka paguar një avokat britanik për të dhënë dëshmi të rreme në dy gjyqe në vitet '90.

Vendimi i sotëm i gjykatës nuk mund të apelohet.

Një zëdhënës i kryeministrit italian tha se vendimi ishte bazuar në motive politike dhe se zoti Berluskoni nuk do të japë dorëheqjen.//rd//


XS
SM
MD
LG