Lidhje

Çmimi i arit ngrihet në nivel rekord, ndërsa dollari dobësohet


Zyrtarët në disa kryeqytete të Lindjes së Mesme janë duke mohuar një njoftim se vendet prodhuese të naftës dhe vende të tjera po bëjnë komplot për të zëvendësuar dollarin amerikan, si monedhën kryesore në çmimet globale të naftë. Por këto mohime nuk e kanë penguar dobësimin e dollarit kundrejt monedhave të tjera kryesore, ndërsa çmimet e naftës u rritën dhe ari arriti nivelin më të lartë deri më sot.

E prekur prej kohësh nga një ekonomi e dobët dhe nga një valë borxhesh në rritje, dollari amerikan pësoi një goditje nga një gazetë britanike. Gazeta Independent njoftoi të martën se disa shtete arabe, së bashku me Kinën, Rusinë dhe një numër vendesh të tjera, janë duke mbajtur takime të fshehta mbi një plan për t'i dhënë fund çmimit botëror të naftës në dollarë dhe për t’a zëvendësuar dollarin në tregun global me një grup monedhash.

Zyrtarë të financave dhe të naftës në disa vende të Lindjes së Mesme të pasura me naftë e përgënjeshtrojnë kategorikisht artikullin e gazetës Indepenent. Associated Press citoi një zëdhënës të kryeministrit rus Vladimir Putin të ketë thënë se shkrimi i gazetës nuk është serioz.

Por dëmi tashmë mund të jetë bërë. Dollari pësoi rënie në krahasim me monedha të tjera klryesore, përfshi euron dhe jenin japonez. Dollari i sapo dobësuar ka ndikuar në rritjen e çmimeve të mallrave. Çmimi i naftës u ngrit në mbi 71 dollarë për fuçi, ndërsa ari arriti një rekord të ri të lartë, kur 1 ounce ( 28.3495 gram) u shit mbi 1.040 dollarë.

Kjo nuk është hera e parë që të ardhmja e dollarit si monedhë përparësore në botë është vënë në pyetje - jo vetëm në çmimet e naftës, por edhe si monedhë botërore rezervë.

Por ish-zëvendës sekretar amerikan të Thesarit, Roger Altman thotë se spekulimet në lidhje me zëvendësimin e dollarit janë të nxituara.

"Dollarit do të mbetet monedhë kryesore rezervë në botë për një të ardhme. Për këtë nuk ka dyshim, sepse ndaj dollarit nuk ka alternativë".

Ish-zëvendës sekretari i Thesarit shton, megjithatë, se fuqia e monedhës amerikane ndeshet me sfidë të vërtetë.

"Çështjet rreth dollarit nuk janë aq shumë se çfarë do të bëjë OPEC-u dmth, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, por si do të jetë gjendja e ekonomisë amerikane”.

Të martën, Australia u bë vendi i parë e industrializuar që rriti normat e interesit që nga kriza financiare e vitit të kaluar, duke shkaktuar grumbullimin e dollarit Australian.

Kryetari i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara, Ben Bernanke ka thënë se ai nuk parashikon ngritjen e normave të interesit në SHBA në të ardhmen e afërt./a/

XS
SM
MD
LG