Lidhje

Shqipëri: Sërish në shitje aksione të INSIG-ut


Komisioni parlamentar i ligjeve miratoi sot vendimin e qeverisë për nxjerrjen sërish në shitje të aksioneve të kompanisë së sigurimeve INSIG.

Sipas projektit të qeverisë në tenderin e hapur ndërkombëtar do të privatizohen deri në 100 për qind të aksioneve të kompanisë, duke qenë se dy aksionerët e mëparshëm BERZH (Banka europian për rindertim dhe zhvillim) si dhe IFC, degë e Bankës Botërore të cilët zotëronin 39 përqind të kuotave të shoqërisë ia kanë rishitur ato shtetit shqiptar, i cili është kështu pronar i vetëm.

Procedurat për privatizimin e INSIG u hapën një herë vitin e kaluar dhe në tenderin e zhvilluar atë kohë u shpall fituese një kompani amerikane American Reserve Life Insurance e cila ofroi 41 milion euro për blerjen, mbi 5 milion euro më shumë se c’kishte parashikuar shteti shqiptar. Por faza e bisedimeve të mëtejshme nuk u arrit të mbyllej pasi kompania amerikane u tërhoq, për shkak të krizës ekonomike globale sic shpjeguan autoritetet.

XS
SM
MD
LG