Lidhje

Autostrada e parë elektrike në Shtetet e Bashkuara


Një prodhues makinash elektrike dhe një kompani që instalon panele diellore, po bashkëpunojnë për të krijuar korridorin e parë të karikimit të makinave elektrike në Kaliforni. Ky projekt u krijon mundëson makinave elektrike që udhëtojnë nga San Françisko për në qytetin Los Anxhelos të përdorin qendra karikimi të ushqyera nga energjia diellore.


Një udhëtim me makinë nën diellin kalifornian.Por makina elektrike nuk e përballon dot distancën San Francisko – Los Anxhelos. Ndryshimi duket se po ndodh. Falë korridorit të parë amerikan të karikimit të makinave elektrike, ky udhëtim është bërë më i lehtë.


“Kjo arritje është ëndërra e gjithkujt. Të gjithë duan të kenë një mundësi të tillë” thotë Rejçëll Konrad, zëdhënëse e kompanisë Tesla.

Që të karikohet një bateri në një prizë të zakonshme në shtëpi, makinës elektrike i duhen më shumë se 24 orë, por tashmë stacionet e karikimit të shpejtë janë bërë pjesë e autostradës kaliforniane.

Korridori me pesë stacione karikimi 240 voltësh në autostradën 101 mundëson karikimin e baterisë prej 53 kilovat-orësh të veturës Tesla në 3 orë e gjysëm. Ndërsa makinat më të vogla me kapacitete të vogla baterie marrin më pak kohë për tu karikuar.

Secili stacion kushton 7 deri 12 mijë dollarë dhe janë të parët të këtij lloji.

“Mund ta karikosh makinën për aq kohë sa të duhet të hash një drekë, të shikosh një film apo të bësh pazarin.” “Kjo është hera e parë që mund ta nxjerrësh makinën elekrike në autostradë.” thotë Piter Rajv i kompanisë Solar City.

Stacionet karikuese përdorin panele solare gjë që u mundëson shoferëve të përdorin energjinë e diellit kalifornian për të furnizuar makinat e tyre.

“Është kënaqësi të shkosh nga San Françisko në Los Angeles me energji diellore. Është arritja e fundit e energjisë së ripërtëritshme në udhëtime.”

Korridori është falas për t’u përdorur thotë themeluei i këtij projekti.

“Ne e krahasojmë këtë me ndërtimin e një hekurudhe. Ndoshta segmenti tjetër do të jetë lidhja e San Françiskos me Sakramenton dhe ndoshta më pas zgjerimi në lindje dhe pas disa vitesh mund të arrijmë të lidhim të gjitha qytetet kryesore të Amerikës.”

Për momentin, stacionet e karikimit punojnë vetëm për makinat Tesla, që kushtojnë rreth 100 mijë dollarë. Por kompania thotë se në të ardhmen mund t’i modifikojnë stacionet edhe për karikimin e makinave të tjera më pak të kushtueshme. //ad//

XS
SM
MD
LG