Lidhje

Shkrimtarja Herta Mueller fituese e Nobelit në letërsi


Shkrimtarja gjermane e lindur në Rumani Herta Mueller fitoi çmimin Nobel në letërsi.

Akademia suedeze që zgjedh fituesit nderoi zonjën Mueller sot për aftësitë e saj në poezi dhe prozë për të përshkruar realitetin e të shpronësuarve.

Veprat e saj përfshijnë Niederungen dhe Tangoja Shtypëse, të cilat përshkuajnë jetë në një fshat të vogël gjermanisht-folës në Rumani.

Familja e zonjës Mueller vjen nga një pakicë gjermane në Rumani dhe i ati i saj ishte oficer SS në ushtrinë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Komunistët rumunë e internuan të ëmën e saj në një kamp pune në Bashkimin Sovjetik pas vitit 1945.

Në vitin 1987 Mueller dhe bashkëshorti i saj emigruan nga Rumania në Gjermani. Muller do të marrë 1 presje 4 milionë dollarëve, dhe ftesën për në ceremoninë e çmimeve në Stokholm më 10 dhjetor.


XS
SM
MD
LG