Lidhje

Kriza ekonomike në Durrës


Në qytetet e mëdha industriale të Shqiperisë firmat prodhuese po hasin vështirësi të shumta për shkak të krizes ekonomike botërore. Në qytetin e Durrësit firmat e rrobaqepësisë kanë larguar shumë punetorë apo edhe janë mbyllur për shkak të krizës që po kalojnë firmat italiane që porositin veshmbathje dhe këpucë. Përfaqësues të biznesit në këtë qytet kërkojnë mbështetjen e shtetit shqiptar për sigurimet shoqërore dhe rimbursimin e taksës TVSH si dhe lehtësi të tjera për ta kaluar këtë situatë jo të lehtë.


XS
SM
MD
LG