Lidhje

Maqedoni: Përpjekje për një sistem arsimor të integruar


Në Maqedoni, Ministria e Arsimit dhe misioni i OSBE-së të mbështetur nga USAID-i po përgatisin një projekt për një sistem të integruar arsimi, me të cilin nxënësit e përkatësisë etnike jo-maqedonase do të fillonin ta mësonin maqedonishten që në klasë të parë të shkollës fillore. Aktualisht, nxënësit jo-maqedonas fillojnë ta mësojnë maqedonishten nga klasa e tretë. Projekti po ashtu parasheh që nxënësit maqedonas të mësojnë gjuhën dhe kulturën e njërit prej komuniteteve me të cilin bashkëjetojnë.


XS
SM
MD
LG