Lidhje

Berluskoni sfidon akuzat për korrupsion


Kryeministri italian Silvio Berlusconi u angazhua të luftojë akuzat për korrupsion edhe pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi një ligj që e mbronte nga gjykimi në atë pozitë.

Zoti Berluskoni tha sot se do të dalë në televizion dhe do të sfidojë akuzat në gjyq për tu treguar italianëve aftësitë e tij.

Udhëheqësi italian përballet me dy gjikime për korrupsion. Në një çështje ai akuzohet se ka paguar një avokat britanik për të dhënë dëshmi të rreme gjatë gjykimeve në vitet 1990.

Zoti Berlusconi i quati gjykimet qesharake.

Ai ka akuzuar gjithashtu median italiane dhe presidentin Giorgio Napolitano se po bashkohet me të majtët kundër tij.

Përveç akuzave për korrupsion, kryeministri 73 vjeçar është i përfshirë në një seri skandalesh seksuale. Ai ka paditur gazetat në Itali, Spanjë dhe Francë për mbulimin e jetës së tij private.


XS
SM
MD
LG