Lidhje

Polonia do të nënshkruajë Traktatin e Lisbonës


Zyra e presidentit të Polonisë Leh Kazinski thotë se ai do ta nënshkruajë Traktatin për reformën e Bashkimit Evropian, duke bërë që Republika Çeke të mbetet pengesa e fundit për traktatin.

Zyra e zotit Kazinski deklaroi dje se nënshkrimi bëhet nesër në një ceremoni ku do të marrë pjesë Presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barrozo.

Por Presidenti çek Vaclav Klaus po bën më shumë rezistencë për traktatin e reformës.

Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian thotë se zoti Klaus do që të shtohet një shënim prej dy fjalish tek një pjesë e kartës që ka të bëjë me të drejtat e njeriut para se të nënshkruajë. Përmbajtja e shënimit të sugjeruar nuk ishte menjëherë e qartë.

Ministri i jashtëm francez Bernard Kushner e hodhi menjëherë poshtë idenë.

Zoti Klaus është shprehur skepticik për dokumentin, dhe ndikimin e tij mbi sovranitetin e Republikës Çeke. //kk//

XS
SM
MD
LG