Lidhje

Pezullohet një gjyqtar i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë


Këshilli Gjyqësor i Kosovës, pezulloi nga puna një gjyqtar të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, për shkak të publikimit të votës së tij kundër dënimit të tre ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ditë më parë.

Këshilli Gjyqësor që mbikëqyrë gjyqësinë në vend, bëri të ditur nëpërmjet një komunikate se siç thuhet, Rrahman Retkoceri, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka bërë shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe sjelljes profesionale.

Më 2 tetor një gjykatë në Prishtinë e drejtuar nga gjykatës të Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë, shpalli fajtor dhe i dënoi me gjithsejtë 13 vjet heqje lirie, tre ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare nën akuzat për krime lufte.

Pak ditë më vonë gjykatësi Ratkoceri ka bërë publik votimin e tij kundër këtij dënimi, ndërsa më pas është ankuar se këtë deklarim e ka bërë për shkak të kërcënimeve që i janë bërë nga persona të panjohur.

Deri në një vendim tjetër, gjykatësi i pezulluar nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari që ka të bëjë me gjyqësinë. //ii

XS
SM
MD
LG