Lidhje

Reagime ndaj njoftimit të komitetit Nobel



Shumica e udhëheqësve evropianë kanë përgëzuar zgjedhjen që bëri komiteti i çmimeve Nobel për presidentin Obama fitues të çmimit të paqes. Shumë prej tyre thonë se ky vendim duhet të inkurajojë njerëzit në mbarë botën që të punojnë për çarmatimin bërthamor dhe zgjidhin e mosmarrëveshjeve rajonale.

Presidenti francez Nikolas Sarkozi tha se nderimi me çmimin Nobel i dedikohet përkushtimit të zotit Obama për “tolerancë dhe dialog ndërmjet shteteve, kulturave dhe civilizimeve.”

Udhëheqësi francez tha se zgjedhja e zotit Obama konfirmon se “kthimin e Amerikës në zemrat e popujve të botës”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se çmimi i paqes është siç tha ajo“ stimul për presidentin dhe për të gjithë ne” për të bërë më shumë për paqen dhe kryesisht për të bërë më shumë kundër kërcënimit të armëve bërthamore.

Vitin e kaluar, laureati i çmimit të paqes, ish presidenti finlandez Marti Ahtisari, tha se ai besonte që komiteti Nobel po mundohej të ndikonte tek zoti Obama që të përqendrohej në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve. Kjo gjë, tha ai, është në shpirtin dhe dëshirën e themeluesit të çmimit, industrialistin Alfred Nobel. Të tjerët nuk ishin dakord, duke thënë se çmimi duhet të reflektojë arritjet dhe sukseset.

Mairead Corrigan Maguire, aktiviste e paqes nga Irlanda e Veriut e cila fitoi çmimin Nobël të paqes në 1976, u tha gezetarëve në Britani se zgjedhja e zotit Obama, ishte për të ardhur keq. Ajo tha se presidenti amerikan “ka ende për të provuar se ai do të përpiqet me seriozitet në Lindjen e Mesme” ose “që ai do t’i jap fund luftës në Afganistan.//rd//

XS
SM
MD
LG