Lidhje

Dell: Zgjedhjet lokale, ngjarje me rëndësi për Kosovën


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë Christopher Dell, tha sot gjatë një ligjërate në Universitetin Amerikan tha se zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, paraqesin një ngjarje me rëndësi në historinë e Kosovës. Ai veçoi faktin se këto janë zgjedhjet e para që organizohen nga institucionet e Kosovës dhe së këndejmi janë sprovë e madhe për shtetin e ri. Ambasadori Dell tha se këto zgjedhje janë një mundësi e mirë edhe për integrimin e komuniteteve pakicë, ne veçanti të komunitetit serb.

XS
SM
MD
LG