Lidhje

Iran: Tre të dënuar me vdekje për pjesëmarrje në protestat paszgjedhore


Një zyrtar iranian thotë se tre persona janë dënuar me vdekje për përfshirjen e tyre në trazirat pas zgjedhjeve të debatueshme iraniane në qershor.

Agjencia e lajmeve ISNA citon një zyrtar të gjykatës të ketë thënë se tre veta ishin dënuar për lidhje me grupin monarkist iranian anti-qeveritar dhe me një grup opozitar iranian jashtë në mërgim.

Zyrtarët thonë se dënimet me vdekje nuk janë përfundimtare dhe mund të apelohen në një gjykatë të shkallës më të lartë.

Të premten, një grup ndërkombëtar për të drejtat e njeriut shprehu shqetësim se protestues të tjerë mund të dënohen me vdekje në Iran.

Organizata Amnesty International e shprehu këtë shqetësim pas njoftimeve se aktivisti opozitar iranian dhe monarkisti i dënuar anti-qeverita Mohamed Reza Ali Zamani ishte dënuar me vdekje.

XS
SM
MD
LG