Lidhje

Shqipëri: Replika mes kryeministrit Berisha dhe kreut të opozitës Rama


Në Shqipëri një ditë përpara protestës së paralajmëruar të opozitës kryeministri Sali Berisha dhe kryetari socialist Edi Rama shkëmbyen replika në distancë me njëri tjetrin lidhur me debatin e hapur mes tyre për çështjen e zgjedhjeve.

Kryeministri Sali Berisha edhe një herë përsëriti se nuk mund të ketë një komision hetimor parlamentar për të hapur kutitë votimit pasi sipas tij ka një vendim gjykate dhe nuk mund të dilet mbi të. Kryeministri propozoi si rrugë për opozitën që të bëjë denoncim në prokuori ndërkohë që për kërkesat e tjera të opozitës ai tha se ishte i gatshëm që të pranonte edhe që opozita të ketë shumicën e komisionit parlamentar që do të ngrihej për to.

Por pak orë më pas kryetari socialist Edi Rama i quajti deklarimet e kryeminstrit një provokim të ulët e të papranueshëm. Sipas tij zoti Berisha i trembet hapjes së kutive pasi në to fshihet ajo që socialistët e cilësojnë një krim elektoral.

Zoti Rama ripërsëriti se qëndrimi i opozitës nuk ndryhon dhe deputett e saj nuk do të shkojnë në parlament derisa të plotësohen kërkesat e saj.

Opozita do të mblidhet të manifestojë sot për problemin e zgjedhjeve përpara selisë së qeverisë. Ky manifestim do të jetë një provë force por edhe një test për vet opozitën dhe mbështetjen që ajo ka për të vijuar linjën e fortë të protestave, një linjë e cila vite më parë nuk i dha ndonjë fryt konkret demokratëve të zotit Berisha kur ata ishin në opozitë.//kk//

XS
SM
MD
LG