Lidhje

Polonia përfundon proçesin e ratifikimit të Traktatit të Lisbonës


Presidenti polak nënshkroi traktatin reformues të Bashkimit Evropian, duke lënë Çekinë të vetmin vend që duhet të ratifikojë marrëveshjen.

Presidenti Leh Kazinski përfundoi ratifikimin në një ceremoni sot në praninë e presidentit të komisionit evropian Hoze Manuel Barroso.

Zoti Kazinski tha se bashkëpunimi i ri mes vendeve sovrane do të jetë i suksesshëm. Parlamenti polak e miratoi traktatin e Lisbonës vitin e kaluar por presidenti Kazinski refuzoi ta nënshkruante atë deri pas votës së irlandezëve.

Të 27 vendet anëtare duhet të ratifikojnë traktatin e hartuar për të lehtësuar procesin e vendim-marrjes së bllokut. Parlamenti çek e ka miratuar traktatin por presidenti Vasllav Klaus ka thënë se ai mund të dëmtojë sovratitetin e vendit. //mm//

XS
SM
MD
LG