Lidhje

Komisioni i Venecias e konsideron anti-kushtetues ligjin e dosjeve


Komisioni i Venecias një organizëm i Këshillit të Europës i përbërë nga ekspertë ligjorë e konsideroi dje si antikushtetues të ashtuquajturin ligjin e dosjeve të miratuar nga parlamenti shqiptar në fund të vitit të shkuar i cili parashikonte pengesën për të mos punuar në poste të larta të admninstratës publike persona që kanë shërbyer në funksione zyrtare gjatë regjimit komunist.

Sipas arsyetimit të bërë nga komisioni i Venecias, ligji hyn në ligjet e thjeshta e ndonëse për nga natyra e tij nuk mund të ndryshojë çka parashikohet në kushtetutë, modifikon garancitë kushtetutese të përcaktuara për funksionarët e lartë të shtetit.

Komisioni kujton se kushtetuta shqiptare përcakton specifikisht rastet dhe procedurat për ndërprerjen e mandatit të presidentit, anëtarëve të gjykatës së lartë dhe të deputetëve. Ndërkohë që ligji i dosjeve i fshin këto garanci që atyre u jep manadti, kanë shpjeguar ekspertët e komisionit të Venecias.

Duke vënë në zbatim këtë ligj, saktëson komisioni, cdokush, përvec atyre që i janë kundërvënë hapur regjimit komunist, mund të përjashtohet përgjithnjë nga cdo funksioni publik pa patur mundësinë për t’u mbrojtur apo për ta kundërshtuar vendiin. Ligji i dosjeve në Shqipëri shkaktoi një furtunë të vërtetë politike.

Thuajse të gjitha organizmat ndërkombëtare e kundërshtuan atë duke shprehur shqetësim për aspekte antikushtetuese të tij, por megjithatë shumica e djathtë e miratoi atë duke e konsideruar një akt historik.

Më pas, ishte Gjykata Kushtetuese e vënë në lëvizje nga opozita, Komiteti shqiptar i Helsinikit dhe shoqata e gjyqtarëve dhe prokurorëve, e cila pezulloi efektin e ligjit, në pritje të vendimit të djeshëm të Komisionit të Venecias. //kk//

XS
SM
MD
LG