Lidhje

Pakistan: Shpërthim i përgjakshëm në distriktin Shangla


Policia në Pakistan tha se një sulm vetëvrasës shkaktoi 41 të vrarë, mes tyre 6 vetë nga personeli i sigurisë, pranë Luginës Swat me trazira.

Policia tha se autori i sulmit goditi një autokolonë ushtarake, në distriktin Shangla, duke shkaktuar një shpërthim të madh afër një tregu plot me njerëz. Shpërthimi, që është sulmi i katërt më i rëndë gjatë javës së kaluar në Pakistan, ku ushtria po përgatitet për një ofensivë të madhe kundër luftëtarëve Talebanë në Vaziristanin jugor.

Sot, talebanët morën përgjegjësinë për sulmin e së shtunës në Ravalpindi, ku u vranë 23 vetë, mes tyre 9 militantë, 10 ushtarë dhe 4 civilë.//lk


XS
SM
MD
LG