Lidhje

Kampi “Farat e Paqes” në ndihmë të mirëkuptimit në Lindjen e Mesme


Në një darkë 70 vjet më parë, gazetari që mbulonte Lindjen e Mesme, John Wallack sfidoi zyrtarë të lartë izraelitë, palestinezë dhe jordanezë që merrnin pjesë, që të dërgonin 15 fëmijë nga çdo vend në një kamp veror në shtetit Maine.

Ai ishte i bindur se mungesa e kontakteve të natyrshme mes të rinjve të rajonit po kontribuonte në thellimin e urrejtjes. Gjashtë muaj më pas lindi kampi Farat e Paqes, i cili vazhdon të operojë edhe sot. Afro 500 fëmijë çdo verë frekuentojnë këtë kamp për zgjidhje konfliktesh, me shpresën për të mbjellë gradualisht farat e paqes.

Në pamje të parë, Farat e Paqes duket si çdo kamp tjetër veror.

Fëmijët notojnë, luajnë softball apo bëjnë kanotazh. Por me kaq mbarojnë ngjashmëritë. Pjesa më e madhe e fëmijëve janë në Izraeli, territoret palestineze, Egjipti dhe Jordania. Ata kanë ardhur këtu për të shprehur pikëpamjet e tyre për konfliktin në Lindjen e Mesme dhe për të mësuar se ç’mendon pala tjetër. Leslie Lewinson është drejtoresha e kampit.

“Kampi ynë ekziston për të bashkuar fëmijë nga zona të konfliktit, të cilët në vendin e tyre nuk kanë mundësi komunikimi me njëri-tjetrin në një mjedis pozitiv si ky.”

Fëmijët janë nga mosha 14-16 vjeç. Megjithëse disa nga pjesëmarrësit jetojnë 5 minuta larg njëri-tjetrit, pengesat fizike, kulturore dhe politike nuk u kanë dhënë mundësi të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Bobbie Gottschalk është bashkë-themeluese e kampit Farat e Paqes. Ajo thotë se këto pengesa luajnë rol të madh në vazhdimësinë e konfliktit.

"Ata shohin shumicën e kohës ushtarë ose dëgjojnë lajme në televizor për njerëz që duan t’u bëjnë keq. Prandaj ndjehen pjesë e konfliktit.”

Kampi Farat e Paqes synon t’i rrëzojë këto pengesa. Amirah është nga Kajro e Egjiptit.Këtu në kamp ajo takoi për herë të parë një person nga Izraeli. Ajo thotë:

“Mësova se janë njerëz të mrekullueshëm. Kam shoqëri me shumë vetë.”

Kampistët marrin pjesë në sesione të përditshme dialogu për konfliktin, nën drejtimin e një ndërmjetësi të kualifikuar.

Kampistët zgjidhen nga qeveritë e tyre. Ata marrin informacion para se të nisen. Organizatorët e kampit thonë se e inkurajojnë këtë praktikë. Ata thonë se pasi kontradiktat që kanë ushqyer konfliktin për mbi 50 vjet të kapërcehen, do të fillojë procesi i mirëfilltë i dëgjimit, mësimit dhe kuptimit.

Ata duhet t’i nxjerrin këto pikëpamje në tryezën e diskutimit, pra duhet ta thonë hapur se si e kanë parë palën tjetër. Kur thuhet hapur, të gjithë mund ta shohin, ta diskutojnë dhe më pas vjen momenti kur pyesin veten: a janë vërtetë të tillë njerëzit që janë me mua në këtë dhomë?

15-vjeçarja Nili është nga Izraeli, nga Peta Tikhav pranë Tel Avivit. Ajo thotë se java e parë e dialogut ishte më e vështira.

'Ishte shumë emocionuese. Dëgjoj gjëra që më bëjnë të ndjehem keq për veten, për vendim tim dhe qeverinë izraelite. Nga ana tjetër, kuptova përse ndodhin disa gjëra. Kuptova se në asnjërën palë nuk ka drejtësi."

15-vjeçari Cameel është i krishterë palestinez nga Betlehemi. Ai thotë se megjithëse shpesh herë stresues, dialogu ishte me vlerë.

"Më ndryshoi pikëpamjet. - thotë ai. - Para se të vija këtu i mendoja izraelitët si terroristë, si njerëz që na urrejnë dhe duan të na vrasin. Nuk i mendoja kurrë si njerëz normalë, dhe që në mesin e tyre ka edhe ekstremistë, por ka edhe njerëz normalë."

Si Nili ashtu edhe Cameel thonë se do të kthehen në vendin e tyre dhe do t’u tregojnë miqve e familjes për përvojën e tyre në kamp. Bobbie Gotschalk thotë se në momentin kur përfundon kampi, fillon puna e vërtetë, e kthimit në rajon për të puanuar në të mirë të paqes.

Kur të kthehen, kanë nevojë për shumë mbështetje, pasi sapo e kanë përftuar këtë botëkuptim të ri. Kjo fillon të kristalizohet nga java e tretë.

Ky është sezoni i 17 i kampit. Organizatorët e tij kanë besim se farat e paqes janë mbjellë. Tani e kanë radhën të rinjtë të kthehen në vendet e tyre dhe të punojnë për paqen. //mm//

XS
SM
MD
LG