Lidhje

Irak: 19 të vrarë, dhjetra të plagosur në Ramadi


Policia irakiane tha se të paktën 19 njerëz u vranë dhe dhjetra të tjerë u plagosën në një seri shpërthimesh sot në Ramadi.

Policia dhe dëshmitarët thanë se një makinë-bombë shpërtheu në një parkim pranë një ndërtese qeveritare sot. Një tjetër autobombë shpërtheu kur policia dhe ekipet e shpëtimit mbërritën në vend-ngjarje.

Më pas një bombë shpërtheu në spitalin kryesor të Ramadit, ku u çuan viktimat e sulmeve.

Zyrtarët thanë se të paktën 80 veta u plagosën nga kjo seri shpërthimesh.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Al-kaida përdor shpërthimet e njëpasnjëshme si taktikë për të vrarë forcat e sigurisë dhe shpëtimit që përgjigjen ndaj sulmit fillestar. (ze)


XS
SM
MD
LG