Lidhje

Vlorë: Persona të armatosur grabisin filialin e një banke


Policia e Vlorës tha sot se tre persona të armatosur dhe me maska grabitën filialin e një banke në këtë qytet.

Policia po i vijon hetimet ndërkohë që makina me të cilën dyshohet se u krye grabitja u gjet e djegur disa orë më pas.

Policia dhe personeli i bankës nuk kanë dhënë asnjë informacion për shumën e grabitur por mësohet se gjatë kohës së ngjarjes, banka ishte në aktivitet normal.

Në Shqipëri kanë nisur të shtohen grabitjet e filialeve të bankave, shoqërive të kursim-kreditit apo agjencive të këmbimit valutor. Rastet më të shumta kanë qenë në Tiranë. //ii


XS
SM
MD
LG