Lidhje

Klinton: Pakistani nuk rrezikohet nga militantët


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton shprehu besim ndaj qeverisë së Pakistanit pas një operacioni kundër militantëve që mbanin pengje në shtabin e ushtrisë pakistaneze në Ravalpindi.

Duke folur dje në Londër, zonja Klinton tha se megjithëse militantët po e kërcënojnë gjithnjë e më tepër autoritetin e shtetit pakistanez, zyrtarët amerikanë besojnë se nuk ka rrezik të menjëhershëm dhe se armët bërthamore të vendit janë të sigurta.

Militantët e filluan sulmin e tyre kundër shtabit ushtarak të shtunën. Persona të armatosur me rroba ushtarake hapën zjarr duke vrarë gjashtë ushtarë. Trupat pakistaneze vranë katër sulmues dhe kapën dy të tjerë, ndërsa militantë të tjerë morën pengje dhe u mbyllën në një nga ndërtesat.

Komandot ushtarake hynë në ndërtesë dhe liruan 39 pengje, duke vrarë katër militantë dhe kapur një tjetër. Zyrtarët thanë se tre pengje dhe dy ushtarë u vranë gjatë operacionit të shpëtimit.

XS
SM
MD
LG